TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Gusht 2025, 07:20

U denoncua nga familjarët si i zhdukur, Daniel Shima kthehet në shtëpi; refuzon të shpjegojë sms për arrestimin

Shkruar nga Pamfleti
U denoncua nga familjarët si i zhdukur, Daniel Shima kthehet në
Daniel Shima

Familja e Daniel Shimes, ish-zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka denoncuar dje në Komisariatin nr.1 në Tiranë humbjen e kontakteve me të.

Sipas News24, Daniel Shima mësohet se është kthyer tek familja. Ai ka pretenduar se iku në jug pas një sherri që bëri me të dashurën, por nuk ka shpjeguar pse e çoi mesazhin që po e arrestonin.

Shima ka qenë zv.drejtor për katër vite, teksa ka marrë pjesë në prokurimet publike që ky institucion ka bërë.

Pasi është larguar nga kjo detyrë një vit më parë, ai është marrë me biznes privat.

34-vjeçari është pyetur edhe në SPAK për tenderat e AKSHI.

 

 

u denoncua nga familjarët si i zhdukur daniel shima kthehet në shtëpi

Lini një Përgjigje