
Policia e Shtetit ka reaguar ndaj lajmit për zhdukjen e ish-zv/drejtorit të AKSH-it, Daniel Shima. Ky i fundit në mesditë ka pasur kontaktin e fundit me familjen, duke deklaruar se e kanë arrestuar. Por më pas nuk ka pasur asnjë gjurmë të tij.
Familja është paraqitur në polici, por në asnjë regjistër nuk rezulton që Shima të jetë arrestuar. Policia bën me dije se kallëzimi është bërë nga nëna e tij dhe kanë nisur hetimet për sqarimin e rastit dhe gjetjen e tij.
“Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç. Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”, njofton policia.
Lini një Përgjigje