
Në zonat ‘Kodra e Diellit’ dhe ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë do të ketë reduktim të përkohshëm të ujit të pijshëm.
Përmes një njoftimi, Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka bërë të ditur se kjo ndërprerje e ujit do të jetë për shkak të punimeve në rrjet.
UKT ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe ka siguruar se ekipet e tyre do të jenë në terren për të përfunduar sa më shpejtë punimet.
"Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. njofton se, për shkak të punimeve në rrjetin e furnizimit me ujë, në:
Zonën “Kodra e Diellit”
Zonën “Komuna e Parisit”
do të ketë reduktim të përkohshëm në furnizimin me ujë të pijshëm.
UKT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, dhe ju siguron se ekipet tona janë në terren për të përfunduar punimet sa më shpejt.
Faleminderit për mirëkuptimin", thuhet në njoftimin e UKT.
Lini një Përgjigje