
Fshati Kryekuq i Divjakës u trondit mbrëmjen e djeshme nga një ngjarje e rëndë, ku pas një konflikti, Xhesion Toromeni vrau me thikë Besmir Kumrinë.
Një banor i fshatit rrëfen se ngjarja kishte rrënjtë të thella dhe lidhej me konflikte pronësie mes dy familjeve, pra nuk ishte një konflikt i çastit.
“Ngjarje e rëndë dhe fshati është shumë i tronditur. Kanë pasur konflikte për punë toke dhe nuk është zgjidhur. Familjet kanë qenë të mira dhe të rregullta, por shkaku i konfliktit është vetëm kjo, nuk ka asgjë tjetër. Janë të ardhur nga Gramshi, kanë vite në fshatin tonë.
Djemtë kanë qenë të rregullt, bënin çdo gjë që u thonin baballarët, i dëgjonin prindërit. Konfliktet duhen hequr, prindërit duhet të kenë më shumë kujdes, duhen shuar konfliktet”, tha Kasem Taragjini për “News 24”.
Lini një Përgjigje