TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Gusht 2025, 19:03

Zhduket pa gjurmë ish-Zv/Drejtori i AKSHI-t, alarmohet familja

Shkruar nga Pamfleti

Zhduket pa gjurmë ish-Zv/Drejtori i AKSHI-t, alarmohet familja

Një mister i pazakontë ka tronditur mesditën e sotme kryeqytetin, pasi Daniel Shima, ish-Zv/Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, është zhdukur pa gjurmë.

Kontakti i fundit me familjen ishte rreth orës 13:30, kur Shima i kishte thënë se ishte ndaluar nga Policia dhe se po mbahej nën arrest. Megjithatë, pas verifikimeve të kryera, rezulton se nuk ekziston asnjë ndalim apo arrestim zyrtar me emrin e tij, duke ngritur pyetje të mëdha mbi fatin e tij. Familja pas humbjes së kontaktit ka bërë kallëzim në polici. 

Burime jozyrtare bëjnë me dije se Policia po heton dy pista kryesore: një pengmarrje apo një inskenim të mundshëm të zhdukjes. Megjithëse grupi hetimor ruan sekretin, rrethana e pazakontë e zhdukjes ka alarmuar autoritetet dhe familjarët.

Daniel Shima, është larguar nga posti i Zv/Drejtorit të AKSHI-t pak kohë më parë.

Lini një Përgjigje