TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Gusht 2025, 22:21

"Po instalohet modeli i diktaturës”, Lubonja kritik për Kodin e ri Penal: S’keni parë gjë akoma

Shkruar nga Pamfleti
"Po instalohet modeli i diktaturës”, Lubonja kritik për
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja ka folur lidhur me ndryshimet në Kodin Penal.

Sipas tij, me dënimet e ashpra që parashikohen në Kodin Penal në rastet e ironisë, fyerjes e talljes me figura të larta të pushtetit, tregojnë se një njeri me pushtet absolut është i rrezikshëm.

“Kanë bërë 2 meme, kulla me syzet e kuqe që imitojnë Ramën, ia çova dikujt, një ndërkombëtari që merret me median, më tha si me ironi se me ligjin e ri, kjo dënohet”, tha Lubonja për “News 24”.

Sipas tij, reagimi i dobët jo vetëm i mediave të tjera, por dhe ai qytetar tregojnë se në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës.

“E keni parë ju t’i dalin kundër Berishës në PD? Jo, duhet një më i fortë se ai, kjo është strukturë që duhet shkatërruar dhe këta shembuj e forcojnë.

Po vazhdoi Rama kështu, s’keni parë gjë akoma. Ne sdo dorëzohemi, por duhet rezistencë e madhe për ta frenuar këtë lloj abuzimi të frikshëm me pushtetin dhe ajo që mund të ndodhë në një të ardhme do të jetë modeli i Enver Hoxhës që tani ka nisur.

Që nga eleminimi i armiqve të partisë dhe zëvendësimi me figura tërësisht të nënshtruara”, tha analisti Lubonja.

kodi i ri penal

Lini një Përgjigje