TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Gusht 2025, 22:16

“Është kërcënuar nga kryeministri”, çfarë deklaronte Arben Ahmetaj për ish-zyrtarin e AKSHI-t të zhdukur sot (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Është kërcënuar nga kryeministri”,

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Tiranë, pasi Daniel Shima, ish-Zv/Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, është zhdukur pa gjurmë.

Kontakti i fundit me familjen ishte rreth orës 13:30, kur Shima i kishte thënë se ishte ndaluar nga Policia dhe se po mbahej nën arrest. Megjithatë, pas verifikimeve të kryera, rezulton se nuk ekziston asnjë ndalim apo arrestim zyrtar me emrin e tij, duke ngritur pyetje të mëdha mbi fatin e tij.

Por për të ka folur dikur ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj se ai është kërcënuar nga Rama.

Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…," tha Ahmetaj në korrik të 2024. 

 

Lini një Përgjigje