TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Gusht 2025, 21:43

Fati i pasigurt i perandorisë së mikut të Edi Ramës!

Shkruar nga Pamfleti
Fati i pasigurt i perandorisë së mikut të Edi Ramës!
Rama dhe Alex Soros

“Washington Examiner” ka vënë në pikëpyetje fatin e ‘perandorisë’ Soros, ‘perandori’ shumë e afërt me kryeministrin Rama. Dikur ai kishte miqësi shumë të fortë me George Sorosin. Më pas ky i fundit ja kaloi financat të birit dhe Rama u bë shumë mik me Aleksin. Por sipas medias amerikane, Aleksi rrezikon ta fundosë Fondacionin Soros.

Miliarderi demokrat George Soros sapo mbushi 95 vjeç. Por trashëgimia e perandorisë së tij 25 miliardë dollarësh ka kaluar në duart e djalit të tij të papërvojë.

Por ardhja e tij në krye të Open Society Foundations ka ngjallur debate dhe kritika për mungesën e përvojës, vendimet drastike dhe stilin e tij më të ekspozuar publikisht.

Ai është përpjekur të krijojë profilin e tij publik si një mbrojtës i çështjeve progresive, duke marrë pjesë rregullisht në aktivitete të demokratëve dhe duke u shfaqur në fotografi me figura të larta të partisë.

Në vitin 2024, ai kontribuoi personalisht me 500,000 dollarë në fushatën e Kamala Harris, duke treguar hapur orientimin e tij politik. Për shumë analistë, kjo është dëshmi se Alex po e zhvendos OSF-in nga një fondacion global drejt një mjeti të fuqishëm ndikimi në politikën e brendshme amerikane.

Megjithatë, kjo tranzicion nuk ka kaluar pa polemika. Kritikët e përshkruajnë Alex si një lider të papërgatitur, që nuk ka përvojë as në investime financiare dhe as në menaxhimin e organizatave kaq komplekse. Parker Thayer nga Capital Research Center kujtoi humbjet e mëdha në kompaninë Rivian, ku Alex u përfshi, duke e marrë si shembull të mungesës së aftësive financiare të tij.

Një tjetër zë kritik, autori i librit The Heir, e cilëson Alex si një “zgjedhje të dobët”, që ka marrë vendime të pamenduara menjëherë pasi mori drejtimin: shkurtimin e stafit me 40% dhe pezullimin e granteve për gjashtë muaj. Këto lëvizje krijuan kaos brenda OSF dhe bënë që shumë punonjës të largoheshin me zhgënjim, duke e konsideruar drejtimin e ri të paqartë dhe të rrezikshëm.

Pas periudhës së pezullimit, OSF rifilloi programin e granteve në vitin 2024, duke shpallur një plan për 400 milionë dollarë investime në krijimin e vendeve të punës në sektorët e gjelbër. Alex Soros e ka paraqitur këtë si një reformë të domosdoshme, duke argumentuar se vizioni i të atit ishte të sfidonte burokracitë dhe të ndryshonte mënyrën se si fondacioni shpërndante fondet.

Megjithatë, shumë ish-punonjës dhe analistë mendojnë se ky ndryshim nuk është i mbështetur në një strategji afatgjatë, por më shumë në dëshirën e Alex për të lënë gjurmë dhe për t’u shfaqur si një lider modern dhe i angazhuar. Një pjesë e tyre e akuzojnë se e përdor OSF si mjet për imazh personal, duke u ekspozuar shpesh në rrjete sociale me fotografi krah figurave të larta të Partisë Demokratike, në vend që të fokusohet te puna e vërtetë e fondacionit.

Ndërkohë, një nga ndryshimet më të dukshme është zhvendosja e fokusit të OSF. George Soros për dekada financoi projekte ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe të drejtat e komuniteteve të margjinalizuara, shpesh në vende autoritare. Por nën drejtimin e Alex, fondacioni duket më i përqendruar tek ndikimi politik në SHBA.

Kjo zhvendosje ka ngjallur dyshime mbi qëllimin e tij real: a është Alex Soros i interesuar të vazhdojë trashëgiminë globale të të atit, apo po e transformon OSF në një armë politike për demokratët amerikanë?

Analistët mbeten të ndarë. Disa shohin tek Alex një figurë që, me kohë, mund të mësojë dhe të trashëgojë vizionin e George Soros, ndërsa të tjerë mendojnë se mungesa e përvojës dhe vendimet e nxituara mund të çojnë drejt rënies së një prej perandorive më të fuqishme filantropike e politike në botë.

Një gjë megjithatë mbetet e qartë: Alex Soros është tashmë në qendër të lojës politike dhe financiare amerikane. Mënyra se si ai do ta menaxhojë këtë pasuri dhe ndikim do të përcaktojë nëse “perandoria Soros” do të mbetet një faktor global i rëndësishëm, apo do të hyjë në një epokë të re, më të dobët dhe më të diskutueshme. /Përshtati “Pamfleti” nga  “Washington Examiner

Lini një Përgjigje