
Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, ku protesta e Partisë Demokratike është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Sipas zhvillimeve në terren, një pjesë e protestuesve kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë dhe kordonit policor, duke rritur ndjeshëm tensionin në zonë.
Në përgjigje, Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës në mënyrë masive për të shpërndarë turmën, ndërsa në terren janë aktivizuar edhe autobotë uji për të larguar protestuesit nga perimetri i sigurisë.
Situata para Kryeministrisë paraqitet e tensionuar, me lëvizje të vazhdueshme të protestuesve dhe ndërhyrje të përsëritura të forcave të rendit për të mbajtur nën kontroll zonën.
Protesta vjen pas thirrjes së Partisë Demokratike për mobilizim në kuadër të asaj që e cilëson si aksion opozitar kundër qeverisë, ndërsa autoritetet kishin paralajmëruar më herët masa të shtuara sigurie për të parandaluar incidente.
Lini një Përgjigje