TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Mars 2026, 14:37

Protesta e opozitës, mbi 1 mijë forca policore në terren

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e opozitës, mbi 1 mijë forca policore në terren
Protesta e opozitës, mbi 1400 forca policore në terren

1 mijë e 400 forca policore do të angazhohen këtë të diel për mbarëvajtjen e protestës së thirrur sot nga opozita. 

Duke qene se protesta e opozitës nuk do të ketë podium por marshim, policia për të qenë e përgatitur për çdo situatë të mundshme, ka vendosur efektivë policie jo vetëm te Kryeministria , por edhe te Parlamenti dhe institucione të tjera.

Grupe me punonjës policie do të jenë të dislokuar edhe në disa zona të kryeqytetit.

Drejtori i komanduar i Policisë Sokol Bizhga ka zhvilluar mbledhje me vartësit e tij ku i ka dhënë porositë lidhur me protestën ku detyra kryesore është garantimi i sigurisë së qytetarëve dhe ruajtja e qetësisë duke iu shmangur provokimeve nëse do të ketë nga protestuesit.

Tubimi do të nisë në orën 18:00, ndërsa masat e sigurisë kanë filluar që paradite.

Kështu, disa rrugë qendrore do të jenë të bllokuara për automjetet. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të mbyllet nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit.

Nga ora 15:00, bllokime do të ketë edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Policia ka parashikuar rrugë alternative për të lehtësuar qarkullimin.

Efektivët gjithashtu apelojnë qytetarët të shmangin përplasjet dhe të distancohen nga veprimet që cenojnë rendin publik. Policia kërkon që qytetarët të tregojnë mirëkuptim për kufizimet.

protesta e opozitës

Lini një Përgjigje