Policia e Tiranës ka bërë publike planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit.
Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën e radhës kombëtare përpara Kryeministrisë, në orën 18:00, ndërsa Policia e Tiranës ka bërë publike planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit.
Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e policisë kanë marrë të gjitha masat në zbatim të ligjit “Për tubimet”, duke parashikuar edhe kufizime të lëvizjes në disa akse kryesore të kryeqytetit.
Konkretisht, nga ora 09:30 deri në përfundim të protestës do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
Ndërkohë, nga ora 15:00 e pasdites do të ndalohet lëvizja edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”, masa që do të qëndrojnë në fuqi deri në përfundim të tubimit.
Policia bën të ditur se, në varësi të zhvillimit të protestës, mund të ketë kufizime të përkohshme edhe në rrugë të tjera. Për të lehtësuar qarkullimin, janë parashikuar devijime në akse alternative.
Në fund të njoftimit, Policia e Tiranës u kërkon qytetarëve mirëkuptim për kufizimet dhe apelon që të shmangin çdo përfshirje në veprime të kundërligjshme që mund të cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
"Në bazë dhe në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit publik në tubimin që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.
Në këtë kuadër, do të ketë kufizime të lëvizjes në disa akse rrugore. Konkretisht:
-Nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;
-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohen rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për devijimin e qarkullimit të automjeteve në rrugë alternative.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete, si dhe apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.", njofton policia.

Kundërshtimi ndaj një shumice uniforme = [1] pa Berishën, [2] qëllimi është i njëjtë, prandaj bashkohuni të gjithë derisa Rama të largohet, [3] 1 udhëheqëse e re unifikuese [grua ose burrë], [4] paraqisni programin 5-vjeçar para popullit... Nëse jo, marrëveshja Rama-Berisha duhet të vazhdojë, të gjithë largohuni nga politika dhe mblidhni kanaçe pijesh sepse politika nuk është punë mikrofoni. Është një lojë shahu!