TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Mars 2026, 18:54

Nis me tensione protesta e PD, fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nis me tensione protesta e PD, fishekzjarrë dhe molotovë drejt

Protestuesit e Partisë Demokratike kanë hedhur molotovë e fishekzjarrë drejt kryeministrisë. 

Protesta e organizuar nga Partia Demokratike ka nisur me tensione para godinës së Kryeministrisë. 

Pas grumbullimit, një pjesë e protestuesve kanë hedhur fishekzjarre dhe molotov në drejtim të godinës qeveritare. Në përgjigje, forcat e policisë kanë përdorur autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë tubuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar për të lënduar apo të arrestuar, ndërsa situata mbetet e tensionuar dhe në zhvillim. 

Rreth 1500 efektivë policie janë angazhuar në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë, ndërsa forca të shumta janë shpërndarë në disa pika të konsideruara sensitive në kryeqytet. Prani e shtuar policore është vendosur pranë ish-Vilës 31, rezidencës së dikurshme të Enver Hoxhës, e cila ishte një nga zonat ku u regjistruan tensione gjatë protestës së kaluar.

Sipas mesazhit të shpërndarë në strukturat e Partisë Demokratike, protesta është pjesë e një aksioni politik që synon largimin e qeverisë. Ashtu siç u tha, në protestën e sotme nuk pati fjalime, por vetëm tubim. Udhëheqësit e opozitës nuk kanë folur për një skenar të përcaktuar, pasi janë shprehur se i’a kanë lënë në dorë protestuesve.

Megjithatë, skenari i protestës së sotme pritet të jetë i ngjashëm me tubimin e 28 shkurtit, ku protestuesit e opozitës bënë një marshim rrugëve të Tiranës.

Gjatë marshimit të tyre, protestuesit hodhën molotovë nëpër rrugët e Tiranës, duke djegur koshat e mbeturinave, me atë që kulmoi me molotovët e hedhur ndaj vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, në zonën e ish-Bllokut.

Protesta zhvillohet në një ditë simbolike për demokratët, që përkon me 22 marsin, datë që shënon fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e para pluraliste në vitin 1992. Ndërkohë, e njëjta ditë përkon edhe me festën e Sulltan Novruzit për komunitetin bektashi.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Jepi Serbia jepi, po ju vjen ngordhja me duket. Merrini e rrasini brenda e me nja dy shpulla behen sus e nxjerrin edhe zorret qe i nxit Moska e Beogradi.

    Lini një Përgjigje