Në zonat malore priten vranësira të lehta, ndërsa përgjatë bregdetit erë më e fortë
Ditën e shtunë, më 11 prill, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat malore gjatë orëve të mesditës dhe pasdites do të ketë shtim të vranësirave, të cilat parashikohen të jenë të pakta deri mesatare.
Temperaturat do të shënojnë vlera tipike pranverore, me minimumet që variojnë nga rreth 4 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimumet pritet të arrijnë nga 17 deri në 25 gradë Celsius, në varësi të zonave.
Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Në vijën bregdetare, veçanërisht në segmentin jugperëndimor dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Sa i përket kushteve detare, në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i ulët, i forcës 1 deri në 2 ballë.


Lini një Përgjigje