
Ish-prokurori Ervin Karanxha ka komentuar shqetësimin e ngritur nga kongresmeni amerikan Keith Self për reformën në drjetësi.
Kongresmeni theksoi mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur ndërsa u shpreh se rezultat aktuale ngrenë pikëpyetje nëse qytetarët po marrin drejtësi të paanshme.
Lidhur me këtë, Karanxha i cilësoi kritikat si të vërteta. Ai u shpreh se qytetarët po vdesin pa marrë drejtësi, teksa shtoi se 99% e qytetarët kanë humbur aksesin në drejtësi.
Ai tha gjithashtu se shteti duhet të marrë masa pasi pushteti gjyqësor është shumë i rëndësishëm.
“SHBA-të janë aleati ynë kryesor. Këto që thotë kongresmeni amerikan janë të vërteta. Reforma në drejtësi ka pasur kur nisi në fillim pika e parë ishte korrupsioni, pika e dytë mungesa e pavarësisë të gjyqtarëve e prokurorëve, tej zgjatja e afateve të dhënë në drejtësi, standardet e ulëta etike të prokurorëve…dhe aksesi i pamjaftueshëm në sistemin e drejtësisë. Mendoj që një pjesë e mirë nuk janë realizuar. Qytetarëve shqiptarë duhet t’i jepet e drejta e tyre në një kohë të arsyeshme. Është emergjencë kombëtare. Kur bie gjyqësori që qytetarët nuk realizojnë të drejtën e tyre, atëherë ky është alarm kombëtar. Shumë shqiptarë po vdesin dhe nuk po marrin drejtësi. Nganjëherë propaganda ngatërron reformën në drejtësi me SPAK dhe GJKKO. 98 % e qytetarëve shqiptarë kanë humbur aksesin në drejtësi”, u shpreh Karanxha për “Abc News”.
Lini një Përgjigje