TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Dhjetor 2025, 20:25

Ilir Kulla në “Të Pashoq”: Politika ka ulur në tavolinën e pushtetit klanet e krimit

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Kulla në “Të Pashoq”: Politika ka ulur në

Eksperti në fushën e sigurisë, Ilir Kulla, në emisionin “Të Pashoq” ka folur për lidhjet e krimit me politikën, por edhe më gjerë, referuar ngjarjeve të fundit kriminale.

Kulla tha se ka një mosbesim ndaj institucioneve ligjzbatuese, policisë dhe prokurorisë, për të zbardhur këto krime.

“Është krijuar perceptimi që ka realisht një lidhje mes krimit edhe njerëzve të cilët përfaqësojnë shtetin në nivele të ndryshme, o nivel politik, o nivel teknik.

Do të thuash, kjo çështja është vetëm perceptim dhe ky është dhe realitet. Mundet të jetë të dyja bashkë, por si thuhet, më mirë të dali nami apo të apo të humbësh syrin, sepse jemi pikërisht këtu te kjo gjëja.

Sepse, duke bërë zgjedhje një herë në dy vjet, se kështu i kemi zgjedhjet në Shqipëri një herë në dy vjet, duke shkuar gjithmonë duke kërkuar votat e këtyre njerëzve, të këtyre komuniteteve, të cilët kanë mbështetje, kanë lekë, kanë para, kanë influencë.

Dashje pa dashje,  politika i ka ulur në, në tavolinën e pushtetit dhe janë ortakë në tavolinën e pushtetit, në një kohë ose në një tjetër, me më pak pushtet apo më shumë pushtet. Problemi është i logjikës. A do ketë fuqi shteti shqiptar që të vetëpastrohet apo institucionet shqiptare dhe të qetësohet situata me krimin e organizuar?”, tha Kulla në “Të Pashoq”.

Siguria në vend, duket sikur janë bërë me axhendë të rregullt atentatet. Le të themi shumë shqetësuese. Nga ana tjetër, zyrtarët e shtetit të linjës, propagandojnë gjatë gjithë kohës që jemi vendi më i sigurt. Ndërkohë si për ironi të fatit, pikërisht aty shënjestrohet siguria.

Ilir Kulla: Po ne jemi të sigurtë deri ditën që ti armikun nuk e ke personal. Se ditën që armikun e ke personal, nuk ka njeri që të të sigurojë dot.

Kjo ka lidhje pak me me tipologjinë e të qenit shqiptar dhe ka lidhje me realitetin që është krijuar në Shqipëri. Por gjëja më e rëndë në gjithë këtë histori, në lidhjen me institucionet, të politikës, me krimin etj, nuk është përtej demagogjisë, fjalëve, akuzave, kundërakuzave, se me këto na është bërë lëkura shollë të gjithëve domethënë, se një jetë kështu ka qenë politika shqiptare.

Por ajo gjë që të bën të mendosh është kur ti sheh që një pjesë zyrtarësh të cilët e marrin rrogën në shtet dhe e kanë, shef atë që jep rrogën, pra qeverinë, shtetin apo institucionin ku drejtojnë, ata llogari nuk e japin aty, por llogarinë shkojnë e japin në vende të tjera, o te oligarkët, o te bandat, ose te biznesmenët. Kjo është gjëja shqetësuese.

Se kjo tregon atë thyerjen e shtetit. Kështu që si rrjedhojë, kur ndodhin ngjarje të rënda, si ajo e Rinasit, apo si kjo e Elbasanit e të tjerë, ekziston dhe mosbesimi shumë i lartë që institucionet e sigurisë në vend, në rastin konkret policia, por edhe prokuroria e të tjerë, do jenë të afta t'i zbardhin këto gjëra.

Është krijuar perceptimi që ka realisht një lidhje mes krimit edhe njerëzve të cilët përfaqësojnë shtetin në nivele të ndryshme, o nivel politik, o nivel teknik.

Do të thuash, kjo çështja është vetëm perceptim dhe ky është dhe realitet. Mundet të jetë të dyja bashkë, por si thuhet, më mirë të dali nami apo të apo të humbësh syrin, sepse jemi pikërisht këtu te kjo gjëja.

Sepse, duke bërë zgjedhje një herë në dy vjet, se kështu i kemi zgjedhjet në Shqipëri një herë në dy vjet, duke shkuar gjithmonë duke kërkuar votat e këtyre njerëzve, të këtyre komuniteteve, të cilët kanë mbështetje, kanë lekë, kanë para, kanë influencë.

Dashje pa dashje,  politika i ka ulur në, në tavolinën e pushtetit dhe janë ortakë në tavolinën e pushtetit, në një kohë ose në një tjetër, me më pak pushtet apo më shumë pushtet. Problemi është i logjikës. A do ketë fuqi shteti shqiptar që të vetëpastrohet apo institucionet shqiptare dhe të qetësohet situata me krimin e organizuar?

Se di, unë e shoh të vakët mundësinë.

Lini një Përgjigje