TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Dhjetor 2025, 20:29

"Të kufizohet mandati i deputetëve", Kulla: Këtu askush nuk jep dorëheqjen, vetëm Nano iku me nder

Shkruar nga Pamfleti

"Të kufizohet mandati i deputetëve", Kulla: Këtu askush

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin “Të Pashoq”, ka komentuar mungesën e përgjegjësisë politike në Shqipëri, sidomos në rastet kur vendi përballet me ngjarje të rënda si vrasjet e shpeshta.

I pyetur pse drejtuesit e institucioneve apo politikanët nuk japin dorëheqje, Kulla u shpreh prerë se dorëheqja është pothuajse një koncept i zhdukur në kulturën politike shqiptare.

Ilir Kulla: Këtu nuk jep dorëheqje as presidenti i Federatës së Ping-pongut, jo më të japin dorëheqje politikanët dhe drejtuesit e institucioneve. Harroje. Këtu, nëse nuk gjenden përballë faktit, dënimit, ose, ekziston kulturalisht tek ne, është problem ndërhyrje, dorëheqja. Politikani i fundit që ka dhënë dorëheqje këtu, ka qenë Ilir Meta. Nuk ekziston më. Mendërisht nuk ekziston dorëheqja.

Fatos Nano ka bërë dorëheqje. E imagjinon ti për shembull, këta janë disa deputetë, nuk po them emra, për shembull, hiq Sali Berishën, që gjithashtu e ka kaluar kufirin, rrinë aty në parlament edhe mos bëjnë asgjë, edhe mos t'i dëgjohet zëri. Edhe kur s'kanë nevojë ekonomike, se s'ekziston koncepti i dorëheqjes. Se po të kishte ekzistuar kjo gjë do të kishte ndodhur rotacioni tek ne. Nuk ekziston.

Prandaj unë them që sistemi më i mirë që ne mund të aplikojmë në Shqipëri është sistemi amerikan. Dy mandate, tre mandate shko në shtëpia. Po ta kesh me ligj. Sepse në qoftë se ti do të shkosh me konceptin që ndodhi kjo gjë dhe ata do t’i vrasë ndërgjegjja, nuk ekziston kjo gjë.

 

Lini një Përgjigje