TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2023, 07:30

Stuhia 'Ciaran'/ Bllokohen 23 turistë në Përmet; shpëtohen nga policia

Shkruar nga Pamfleti

Stuhia 'Ciaran'/ Bllokohen 23 turistë në Përmet;

Dalja nga shtrati i lumit në Kanionin e Langaricës, Përmet, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë ka bërë që 23 turistë të bllokohen në hyrje të Kanionit.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policore në operacion bëri të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e tyre e të mjeteve në parkun e përmbytur.

Gjatë kryerjes së operacionit të kërkim-shpëtimit, që zgjati për rreth dy orë, nuk pati asnjë të lënduar.

Turistët u evakuuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit.

Turistët ishin të kombësive të ndryshme (Francezë, Gjermanë e Polakë).

turist bllokim reshje

Lini një Përgjigje