TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Nëntor 2023, 21:59

“Drejtësinë e bëri PS dhe jo SHBA”, Grid Rroji: Rama po sillet si karagjoz, bashkë me Metën, Berishën e Bashën po vjedhin shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti

“Drejtësinë e bëri PS dhe jo SHBA”, Grid Rroji: Rama

Studiuesi Grid Rroji, tha në një intervistë se politikanët shqiptarë kanë humbur kontrollin dhe vetëm po vjedhin popullin shqiptar.

Ai tha se vendi mbahet peng nga Rama, Meta, Basha dhe Berisha. teksa u ndal dhe te deklaratat e sotme të Ramë se SPAK-un e bëri PS dhe jo SHBA, ai e cilësoi karagjozllëk.

Po të shihni janë katër drejtuesit kryesor të politikës në Shqipëri sot. Kemi kryeministrin i cili është nën hetim për çështjen McGonigal dhe për disa çështje të tjera në Evropë, kemi kryetarin e opozitës me letra që është zoti Basha të cilit i rikujtohet çështja Muzinë, kemi kryetarin e opozitës që ka një grup më të madh njerëzish mbrapa, por pa vulë siç është zoti Berisha i cili është non grata dhe nën hetim nga ajo pjesë e drejtësisë shqiptare që nuk kontrollohet nga shqiptarët. Kemi dhe një ish-kryeministër e ish-president bashkë me gjithë bashkëpunëtorët e tij në hetim të thellë nga ajo pjesë e drejtësisë që nuk është drejtësia shqiptare. Pra këtu po bëhet një luftë e fortë midis parisë së Tiranës që punon bashkë pavarësisht karrigeve që hedhin në parlament. Nëse, siç thotë një avokat i njohur nga anët tuaja, SPAK kontrollohet nga SHBA-ja, kujt i bëjnë luftë të tre këta. Sot pashë dhe që kryeministri tha se SPAK-u nuk është i Amerikës, por i joni, por druaj shumë se këto janë qasje të kryeministrit që i afrohet karagjozllëkut të lagjes dhe nuk ka asnjë lloj serioziteti”, u shpreh Rroji.

Lini një Përgjigje