TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Nëntor 2023, 21:00

Stuhia godet edhe Juglindjen; Korça, Pogradeci dhe Maliqi pa energji elektrike

Shkruar nga Pamfleti

Stuhia godet edhe Juglindjen; Korça, Pogradeci dhe Maliqi pa

Stuhia ‘Ciaran’ ka përfshirë orët e fundit juglindjen e vendit ku disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Në Bashkinë e Korçës janë pa energji fshatrat e njësisë administrative Vithkuq ndërsa në bashkinë e Maliqit njësia administrative Gore dhe disa fshatra të Njësisë Administrative Vreshtas e Libonik.

Mediat bëjnë me dije se në bashkinë e Kolonjës pa energji elektrike janë fshatrat e njësisë Administrative Leskovik ndërsa në bashkinë e Pogradecit fshatrat e të Njësisë Administrative Dardhas kanë mbetur pa energji elektrike.

Njoftohet se po punohet për rikthimin e energjisë elektrike në të gjitha fshatrat e lartpërmendura, ndërsa pas stuhisë grupet e punës do të zbresin në terren.

Sipas të dhënave, deri tani nuk raportohet për probleme të tjera sa i përket rrugëve apo përmbytjeve.

Gjithashtu, në qyetin e Korçës ka rënë suvaja e një pallati dhe për pasojë është lënduar një person.

Ndërkohë, më herët një pjesë e fasadës së termizolimit në një pallat në qendër të Korçë është shkëputur.  Fatmirësisht nga shkëputja e fasadës nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale në lokalet e pedonales.

 

Lini një Përgjigje