
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se strukturat e Mbrojtjes Civile ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë punonjësve vendorë, veçanërisht në bashkitë ku reshjet e dendura të shiut, të rëna me intensitet të lartë në orët e fundit, kanë shkaktuar probleme.
Ai tha se në Tiranë dhe Durrës po vijon puna për normalizimin e situatës, ndërsa po mbahet nën monitorim niveli i lumenjve Lana, Erzen e Ishëm.
“Jemi në gatishmëri të plotë për të shmangur çdo problematikë nga moti i keq, që ka përfshirë edhe Evropën”, njoftoi Peleshi.
Lini një Përgjigje