TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Nëntor 2023, 18:55

Manovra për të shpëtuar autorët e përdhunimit në Vlorë nga ndëshkimi, pezullohen dy efektivë policie

Shkruar nga Pamfleti

Manovra për të shpëtuar autorët e përdhunimit në

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka njoftuar pezullimin nga detyra të dy efektivëve të policisë, të cilët hetuan rastin e 26-vjeçares në Vlorë që u drogua dhe u përdhunua nga disa persona ditë më parë.

Përveç pezullimit nga detyra, dy policëve Ervis Cipa dhe Ornela Hajrulla me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policisë Vlorë, u është ndaluar dalja jashtë vendit.

AMP dhe Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë kanë hetuar veprimet e policisë së shtetit lidhur me këtë rast dhe kanë arritur në vendimin e sotëm të Gjykatës së Vlorës.

Balla shkruan se arsyeja e këtij vendimi është vonesa në kryerjen e veprimeve të plota hetimore. Sipas tij, kjo është e pafalshme dhe akoma më e rëndë është bashkëpunimi me dhunuesit.

“Rasti i dhunës seksuale dhe i nxitjes së përdorimit të lëndëve narkotike ndaj një vajze në Vlorë ishte një ngjarje e rëndë, për të cilën drejtësia duhet të bëjë detyrën në nivelin e pritshmërive të mbarë opinionit publik. Siç jam angazhuar prej momentit të parë pasi u njoftova për këtë ngjarje, kam kërkuar verifikimin e veprimeve të Policisë së Vlorës për këtë ngjarje tronditëse. Për këtë qëllim Agjensia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë kanë hetuar veprimet e policisë së shtetit në këtë rast, duke çuar në vendimin e sotëm të Gjykatës Vlorë për pezullim nga detyra dhe ndalim dalje jashtë vendit të dy punonjësve të Drejtorisë së Policisë. Vonesa në kryerjen e veprimeve të plota hetimore që në momentin e parë është e pafalshme dhe më rëndë akoma bashkëpunim me dhunuesit. Prandaj e kam thënë dhe ta them çdo ditë se rritja e performancës së Policisë së Shtetit lidhet në mënyrë të pandashme me procesin e vetëpastrimit, për të çrrënjosur një herë e përgjithmonë nga trupa e shëndoshë e policisë së shtetit elementët e dëmshëm të inkriminuar apo shkelës së etikës, të cilët njollosin punën e palodhur të shumicës së Policisë së Shtetit që shërbejnë me vendosmëri të palëkundur shtetit të së drejtës dhe në mbrojtje të qytetarëve të këtij vendi”, njoftoi Balla.

balla pezullim police

Lini një Përgjigje