TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Nëntor 2023, 16:34

Cilësia skandaloze e ndërtimit/ Shiu bllokon Rrugën e Arbrit, uji përmbyt tunelin

Shkruar nga Pamfleti

Cilësia skandaloze e ndërtimit/ Shiu bllokon Rrugën e Arbrit, uji

Reshjet e shiut kanë treguar edhe një herë sot cilësinë e dobët me të cilën është ndërtuar Rruga e Arbrit. Tuneli i kësaj rruge është përmbytur thuajse totalisht dhe kjo ka bërë që për mbi dy orë qarkullimi në këtë aks të bllokohet.

Për shkak të mungesës së kanaleve kulluese anësore i gjithë uji i shiut ka rënë në asfalt duke marrë me vete edhe dhera e gurë. Kjo ka bërë që të ketë bllokim edhe në disa pjesë të tjera të rrugës.

Aksi në fjalë po ndërtohet nga “Gjoka Konstruksion”. Aksi u inaugurua para zgjedhjeve parlamentare, por rruga ka mbetur rruge dhe mjafton pak borë dhe shi dhe ajo bëhet e pakalueshme.

Lini një Përgjigje