
Shiu i rrëmbyer i rënë sot ka përmbytur Tiranën. Lumi i Lanës ka dalë nga shtrati dhe për pasojë zona e “Pallatit me Shigjeta” është përmbytur totalisht. Mësohet se uji ka vërshuar në biznese e banesa.
Ndërkohë era e fortë ka shkaktuar dhe rrëzimin e pemëve. Vetë kryebashkiaku Veliaj ka bërë thirrje që qytetarët të bëjnë kujdes.
“Ju lutem evitoni lëvizjet e panevojshme gjer sa reshjet të kullojnë dhe skuadrat tona të largojnë dhjetëra pemë të rëna nga stuhia! Si gjithmonë dhe kësaj here do ta menaxhojmë pa panik e me solidaritet këtë situatë, që në vendin fqinj la jo pak viktima! Kujdes të moshuarit e fëmijët! Mirënjohje trupave në terren”, shkruan ai.




Lini një Përgjigje