
Deputeti socialist Vullnet Sinaj ka mbërritur këtë pasdite në SPAK, për t’u pyetur për incidentin në Kuvend me deputetin demokrat Bledjon Nallbati.
Si PS ashtu dhe Grupi i Rithemelimit kanë hartuar kallëzime penale. PS padit deputetin Bledion Nallbati ne akuzën për 'goditje për shkak të detyrës' ndaj Vullnet Sinës, nga ana tjetër Rithemelimi me një kallëzim penal të firmosur nga Gazment Bardhi padisin Vullnet Sinën me të njëjtën akuzë.
Bëhet fjalë për seancën parlamentare të 30 tetorit 2023 .
Gjatë skenarit për dhunë e kaos të Rithemelimit për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës pa plotësuar kërkesat e tyre Bledion Nallbati iu afrua deputeti socialist Vullnet Sina që po fliste nga karrigia e tij.
Në një moment mes tyre pati konflikt fizik që degjeneroi dhe në përplasje fizike deri në përdorimin e grushtit nga ana e Nallbatit drejt Sinës.
Lini një Përgjigje