
Pas Italisë, duket se moti i keq ka mbërritur edhe në Shqipëri.
Paralajmërimi i sinoptikanëve se pas një vere dhe vjeshte të nxehtë dhe nëntori na rezveroi mot me reshje të dendura dhe studi ere erdhi.
Mësohet se autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar si pasojë e shiut të dendur.
Po ashtu probleme në qarkullim janë hasur edhe në aksin Rinas-Tiranë, pas reshjeve të dendura të shiut.
Në qytetin e Durrësit, kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi dhe rrugët janë përmbytur duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave.
Sipas Meteoalb, në Shqipëri ka do të bjerë deri në 95 mm shi, pasi vendi është prekur nga stuhia ‘Ciaran’.
Sipas sinoptikanes Lajda Porja, do të kemi reshje të shumta në të gjithë Shqipërinë që do të shoqërohen dhe me rënie temperaturash.
'Pritet që të kemi një përkeqësim të motit. Shqipëria pritet të përkeqësojë kushtet e motit duke filluar që sot pas mesdite. Reshjet si fillim do të nisin në veri dhe më pas do të zbresin gradualisht duke sjellë shira intensivë, që priten pas ditës së sotme, edhe shtuna do të ketë reshje intensive duke sjellë probleme në disa qarqe, si Shkodër, Tiranë, Elbasan, zonën e Krujës, më pas do të zbresin dhe Vlora dhe Gjirokastra do të marrin sasi reshjesh të konsiderueshme dhe ky sistem pritet që nesër të zhvendoset në qarkun e Korçës.' ,tha Lajda Porja.
Pritet që dita e dielë të sjellë përmirësim të kushteve të motit, por gjithsesi reshjet e shiut dhe vranësirat do të mbeten prezente në të gjithë territorin e vendit.
Lini një Përgjigje