TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Nëntor 2023, 09:11

Vizita në SHBA, Altin Dumani takohet me ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe Yuri Kim

Shkruar nga Pamfleti

Vizita në SHBA, Altin Dumani takohet me ndihmës Sekretarin Amerikan

Kreu i SPAK Altin Dumani është takuar me ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit.

Në një postim në rrjetet sociale, ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Jim O’Brien shkruan se SHBA mbështet Reformën në Drejtësi.

Në një reagim ne rrjetin social “X” zyrtari i larte amerikan thekson se reforma ne drejtësi po tregon se askush nuk është mbi ligjin.

“Kënaqësi që takova kreun e SPAK Altin dumani. Është impresionuese të shohësh se si reforma në drejtësi po jep rezultate reale për njerëzit në Shqipëri, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi që është esenciale për të ardhmen europiane të Shqipërisë.”, -thekson zyrtari i larte amerikan, ku publikon edhe një fotografi me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe ish-ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

spak shba

Lini një Përgjigje