TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Nëntor 2023, 07:14

Kaosi në Kuvend nga PD, Baton Haxhiu tregon çfarë fshihet pas skenave në parlament

Shkruar nga Pamfleti
Kaosi në Kuvend nga PD, Baton Haxhiu tregon çfarë fshihet pas
Baton Haxhiu

Analisti Baton Haxhiu është i mendimit se skenat që ofroi opozita këtë të enjte në parlament, me protagonist mes të tjerëve edhe Ervin Salianjin, kanë si qëllim nga pas përfitimin.

Në studion e “Opinion”, Haxhiu tha se mesazhi është që elektorati pranë Sali Berishës, të mbetet te një lider simbolikisht i fortë.

Debati në studio:

Baton Haxhiu: Mendoj se beteja e Salianjit, është vetëm, sa pashë sot…

Blendi Fevziu: Për t’u bërë lider?

Baton Haxhiu:… e pashë për të përfituar, ose politikisht, të gjithë militantët të cilët janë ende afër Sali Berishës, ky ishte ai mesazhi që elektorati i tij të mbetet te një lider, i cili tregon një fare simbolike force. Dhe unë e besoj këtë dhe kjo betejë e tillë është…

Kujtojmë se ditën e djeshme deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit, duke rrëzuar karriget, e duke ndezur tymuese.

 

baton haxhiu kaos në kuvend

Lini një Përgjigje