TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Nëntor 2023, 22:48

Bushati ‘shpërthen’ ndaj Shabanit: Ambasada ka mbështetur mu***ërit më të mëdhenj, ti na flet për SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Bushati ‘shpërthen’ ndaj Shabanit: Ambasada ka mbështetur

Analisti Andi Bushati ka debatuar me me drejtuesin e “Nisma thurje”, Endri Shabani për rolin e SPAK-ut në rindërtimin e një drejtësie të re.

Në studion e emisionit “Të Paekspozurit”, Bushati përdori një fjalor të ulët për të përshkruar ata që kanë drejtuar vendin në këto 3 dekada dhe që janë mbështetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Pjesë nga debati

Bushati: Mua më mori në pyetje një partonazhiste që mbante mbi tavolinë një flamur amerikan.

Shabani: Ata janë edhe njerëz ordinerë. Ç’rëndësi ka! Struktura ka dhënë një rezultat që unë nuk e kam parë për 30 vite.

Bushati: Unë kur them i ri më shpresë kam te molotovi se te SPAK-u.

Shabani: Nuk është modeli im ai.

Bushati: Po unë po them modelin tim. Thelbi i filozofisë tënde është ricilimi i të të vjetrës, përmes SPAK-ut. Pra i thua: Erdhi e reja se erdha Ramizi dhe e bëri Saliun demokrat. Në qoftë se të renë e pjellim nga mitra e pjerdhur e SPAK-ut, e reja do të jetë më keq se e vjetra.

Shabani: Futja në burg e Ramizmit dhe Nexhmijes ishte sinjali i fundit të një sistemi.

Bushati: Ato i futi në burg kot Saliu.Një i ri që thotë SPAK-u dhe Amerika është më i vjetër se këta të vjetrit. Nuk pranoj kurrë një të ri që përballë flakës së zjarrit, thotë mua rrugën do të ma hapë SPAK-u, ambasada. Ambasada Amerikane këtu e 30 vjet ka mbështetur mutërit më të mëdhenj të këtij tranzicioni.

bushati shabani

Lini një Përgjigje