TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Nëntor 2023, 22:16

Kaosi në Kuvend, analisti: Opozita s’ka rrugë tjetër, Rama e ka kthyer Parlamentin në institucion të dorës së dytë

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend, analisti: Opozita s’ka rrugë tjetër, Rama

Analisti Arion Sulo foli për kaosin dhe situatën e shkaktuar nga opozita në Kuvend.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, analisti u shpreh se dhuna është e papranueshme, por kjo është rruga e vetme e opozitës, ndërsa shtoi se jeta e parlamentarizmit është mbyllur. Ndër të tjera ai tha se kryeministri Edi Rama e ka kthyer Parlamentin në një institucion të dorës së dytë, shtojcë të qeverisë.

“Kjo është rruga e vetme që ka opozita. Dhuna është e papranueshme, por ka qenë simbolike qëllimi është bllokimi. Nuk ka rrugë tjetër, Parlamenti ka humbur funksionin. Me marrjen e pushtetit nga Rama nuk ka një interpelancë. Interpelanca me Ramën s’ka. Berisha i mirë, i keq vinte në interpelancë. Kërkojnë deputetët e opozitës interpelancë dhe ata nuk vijnë. Rama nuk do lajm, e ka kthyer Parlamentin në institucion të dorës së dytë, i sheh ata si kusure, resto. Ka rënë parlamentarizmi, ka rënë, është mbyllur. Këto janë absurde. Pse? Se Parlamentin e ka thyer në një shtojcë të qeverisë. Janë 8 komisione që prej vitit 2021 dhe nuk është miratuar asnjë, përveç inceneratorëve, pasi la gjumë. E ka mbyllur me qëllim Parlamentin”, u shpreh analisti Sulo.

 

opozita analisti kuvend rama institucion i dores dyte

Lini një Përgjigje