
Moti i keq ka sjellë probleme me energjinë elektrike në disa zona. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH),njofton se ka rritur gatishmërinë në të gjithë vendin, teksa bën me dije se jashtë pune janë 71 fidera, ku më shumë se 85% prekin abonentë në zonat rurale.
Problematika të furnizimit me energji elektrike kemi në zonat Fier, Kavajë, Tiranë, Kukës, Koplik, Gjirokastër dhe Vlorë.
“Probleme ka patur edhe në n/stacione, por falë reagimit në kohë është bërë e mundur rikthimi i energjisë elektrike brenda 10 minutash.
Është e rëndësishme të theksojmë se të gjithë linjat e rrjetit elektrik që furnizojnë intitucionet e rëndësisë së veçantë, si spitalet dhe hidrovoret janë në funksion të plotë. Gjithashtu, edhe linjat e tensionit të lartë 35kV ndodhen në kushte optimale”, njofton OSSH.
Lini një Përgjigje