Dumani dhe vartësit e tij kanë trokitur në Departamentin e Thesarit, departament që merret me sanksionimet e pushtetarëve. Vizita në këtë departament ngre dyshime se Dumani mund të ketë marrë udhëzime për pasuritë e fshehura nga pushtetarët...
Prokurorët e SPAK kanë vijuar takimet në Uashington dhe këtë herë ata kanë zbarkuar në zyrat e FBI, ku kanë marrë udhëzime të qarta.
SPAK dhe BKH u ngritën sipas modelit të FBI dhe Byroja Federale ka dhënë asistencë të vazhdueshme në SPAK. Duket se aty ata kanë marrë udhëzime të qarta sa i takon krimit, korrupsionit dhe çështjeve të tjera që shqetësojnë amerikanët.
Më pas ata kanë vizituar Departamentin e Drejtësisë dhe janë fokusuar te pastrimi i parave dhe gjurmimi pasurive të vënë nga krimi e korrupsioni. Ata kanë zhvilluar takime në Seksionin e Rikthimit të Aseteve të përftuara nga Pastrimi i Parave. Po ashtu Dumani dhe vartësit e tij kanë trokitur në Departamentin e Thesarit, departament që merret me sanksionimet e pushtetarëve. Vizita në këtë sektor ngre dyshime se Dumani mund të ketë marrë udhëzime për pasuritë e fshehura nga pushtetarët. Sinjalet janë se amerikanët kanë rënë në gjurmët e pasurive te fshehura nga politikanët tan në parajsat fiskale dhe shtet të ndryshme.
“Pjesëtarë të ekipit të OPDAT-it në Ambasadën e SHBA dhe zyrtarët e SPAK-ut vazhduan takimet në Uashington, DC. Kreu i SPAK Altin Dumani pati takime në Byronë Federale të Hetimit (FBI), në Seksionin e Rikthimit të Aseteve të përftuara nga Pastrimi i Parave në Departamentin e Drejtësisë, si dhe në Departamentin e Thesarit. Dumani gjithashtu u takua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James O'Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretaren kryesore për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Yuri Kim. Grupi do të vazhdojë udhëtimin studimor me takime të tjera në Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Drejtësisë dhe Administratën kundër Narkotikëve (DEA)”, njofton ambasada.
Sa i takon takimit me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, ky i fundit bëri një reagim në rrjetet sociale dhe e bëri të qartë se amerikanët duan luftë të paepur ndaj korrupsionit.
“Kënaqësi që takova kreun e SPAK Altin dumani. Është impresionuese të shohësh se si reforma në drejtësi po jep rezultate reale për njerëzit në Shqipëri, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi që është esenciale për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, thekson zyrtari i lartë amerikan, ku publikon edhe një fotografi me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe ish-ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
Prokurorët e SPAK kanë afro një javë në SHBA dhe kanë pasur takime shumë me rëndësi, teksa duket se kanë marrë dhe udhëzime të qarta për të shkuar te të paprekshmit. /Pamfleti
Lini një Përgjigje