TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Nëntor 2023, 16:41

Stuhia “Ciaran”/ Shkëputet suvaja nga pallati, dëmtohen disa automjete në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Stuhia “Ciaran”/ Shkëputet suvaja nga pallati, dëmtohen

Stuhia “Ciaran” e cila ditët e fundit goditi disa shtete, sot ka përfshirë edhe Shqipërinë.

Në Tirana shiu i dendur dhe era e fortë shkaktoi probleme në disa zona, ndërsa më e prekura është ajo te “Pallati me Shigjeta".

Përvesh problemeve me përmbytjen e rrugëve dhe disa bizneseve dhe godinave në katet e para, është shkëputur dhe një pjesë suvaje nga një pallat.

Si pasojë, janë dëmtuar 6 automjete të parkuara pranë. Për fat të mirë nuk raportohet për njerëz të lënduar.

 

stuhi ciaran

Lini një Përgjigje