TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Nëntor 2023, 19:22

Probleme në motor në avionin e linjës Tiranë-Bolonja, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente

Shkruar nga Pamfleti

Probleme në motor në avionin e linjës Tiranë-Bolonja, piloti

Një avion i linjës Tiranë-Bolonja ka bërë sot një ulje të detyruar për shkak të një defekti në motor.

Mediat italiane raportojnë se avioni i “Albawings” ka shfaqur probleme teksa ishte në fluturim në njëmbëdhjetë mijë metra mbi detin Adriatik.

Ngjarja ka ndodhur në orën 13.12. dhe avioni është detyruar të ulet në pistën e Karol Wojtyla në Bari, saktësisht një orë pas nisjes nga Tirana.

Devijimi nga rruga e pritshme ka ndodhur pikërisht në zonën e Viestes. Boeing 737 - i cili ka mbi 30 vjet funksionim u ul në Bari me vetëm një motor të ndezur. Manovrat emergjente në aeroportin e Barit shkaktuan vonesa për avionët e tjerë në nisje dhe mbërritje. Por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo dëme në objektet apo automjetet e aeroportit.

avion bolonja motor

Lini një Përgjigje