TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Nëntor 2023, 20:10

Moti i keq dëmton nyjen që lidh Klosin me Rrugën e Arbrit, policia: Lëvizjet drejt Tiranës nga aksi i vjetër

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq dëmton nyjen që lidh Klosin me Rrugën e Arbrit,

Nisur nga situata e krijuar nga moti i keq, me reshje të dendura shiu, në dalje të qytetit të Klosit, nyja që lidh qytetin me rrugën e Arbrit, për shkak të pranisë së dendur të ujit, ka bërë që një pjesë e rrugës të ketë dëmtime.

Për këtë arsye, policia e Dibrës ka njoftuar se është bërë i mundur devijimi i lëvizjes së mjeteve që lëvizin nga Klosi për në Tiranë. 

Qytetarët që duan të lëvizin në drejtim të Tiranës do të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz.

"Qytetarët e bashkisë Klos dhe Mat, që duan të lëvizin në drejtim të Tiranës deri në pastrimin e rrugës nga firma kontraktore do të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz. Patrullat e Policisë Rrugore janë në gatishmëri, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve në rast nevoje për ndihmë dhe për të menaxhuar trafikun rrugor", njofton policia.

klos rruga e arbrit demtim

Lini një Përgjigje