TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Nëntor 2023, 19:55

Rrëshqitje dherash dhe gurësh, bllokohet qarkullimi drejt Thethit

Shkruar nga Pamfleti

Rrëshqitje dherash dhe gurësh, bllokohet qarkullimi drejt Thethit

Aksin rrugor Theth-Bregu i Lumit- Shalë- Shkodër është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Policia kërkon nga qytetarët ta shmangin këtë aks, teksa njofton se po punohet nga strukturat përkatëse.

''Njoftojmë qytetarët se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ka pasur rrëshqitje të dherave në aksin rrugor “Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër”.

Si pasojë ky aks rrugor është bllokuar dhe është ndërprerë qarkullimi i automjeteve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë.

Ndërkaq, punonjësit për mirëmbajtjen vijojnë të punojnë për pastrimin e aksit rrugor nga dherat. Drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët për në rast se kanë nevojë për ndihmë të telefonojnë në numrin 112'', njofton policia.

Lini një Përgjigje