TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Nëntor 2023, 19:59

Moti i keq përfshiu vendin, reagon Rama: Strukturat shtetërore në terren, evitoni lëvizjet e panevojshme

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq përfshiu vendin, reagon Rama: Strukturat shtetërore në

Kryeministri Rama ka reaguar pas stuhisë “Ciaran” që goditi edhe Shqipërinë ditën e sotme.

Ai njofton se të gjitha strukturat shtetërore ndodhen në terren për normalizimin sa më shpejt të situatës.

Rama bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur aksidentet e mundshme.

“Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet.

Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike.

Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruan Rama në Facebook.

Ndërkohë, moti i keq ka bllokuar disa akse rrugore në vendin tonë duke bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve nga rreshqitja e dherave.

Aksi rrugor Theth-Bregu i Lumit- Shalë- Shkodër është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave;

një prej akseve rrugore të bllokuara është ajo e Përmet-Çarshovë;

Rruga e Arbrit gjithashtu ishte pothuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave.

 

stuhi rama reagim

Lini një Përgjigje