
Stuhia “Ciaran’ që përfshiu Shqipërinë ditën e sotme ka shkaktuar dëme të mëdha në të gjithë vendin.
Një kabinë elektrike në Pukë është shembur si pasojë e reshjeve të dendura. Kabina ka qenë e dëmtuar në herët.
Mësohet se objekti është shembur duke zënë poshtë transformatorin. Ndërkohë, punonjësit e OSHEE po tentojnë ndërhyrjen, por është e pamundur për shkak të reshjeve të shiut.
Si pasojë e motit të keq shumë fshatra në juglindje të vendit kanë mbetur pa energji elektrike, si dhe janë përmbytur shumë akse rrugore në të gjithë Shqipërinë.
Lini një Përgjigje