TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Nëntor 2023, 22:35

Përmbytjet/ Ushtria del në terren, Ministria e Mbrojtjes paralajmëron reshje të dendura shiu gjatë natës

Shkruar nga Pamfleti

Përmbytjet/ Ushtria del në terren, Ministria e Mbrojtjes

Forcat e Armatosura kanë dalë në terren pas shirave të rrëmbyeshëm. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi informon se në shumë zona situata është normalizuar, por ka paralajmëruar se gjatë natës mund të kemi një përkeqësim të situatës.

Situata e krijuar si pasojë e reshjeve intensive pothuaj në të gjithë territorin e vendit paraqitet më e mirë, por strukturat e emergjencave civile vijojnë punën në terren për eliminimin e çdo pasoje.

Tri ekipe nga Forcat e Armatosura janë angazhuar në ndihmë të punonjësve të bashkisë së Tiranës, ku situata është përmirësuar ndjeshëm. Vëmendje e shtuar është në qarqet Dibër e Shkodër, ku po punohet për pastrimin e disa akseve.

Sipas parashikimeve nga IGJEO, gjatë natës priten reshje me intensitet të lartë në të gjithë territorin e vendit, ku në një pjesë të madhe të tij reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta. U bëjmë thirrje qytetarëve të njoftojnë në kohë, në rast nevoje dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme”, shkruan Peleshi.

 

Lini një Përgjigje