TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Mars 2023, 20:33

Si doli nga burgu Dan Hutra? ILD nis hetimet për gjyqtarët që lanë të lirë autorin e maskarës në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Si doli nga burgu Dan Hutra? ILD nis hetimet për gjyqtarët që
Kreu i ILD, Artur Metani

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimet për të zbuluar se si ka mundësi që autori i maskarës sot në Tiranë bridhte i lirë, ndonëse ka kryer shumë krime.

Në një njoftim për mediat, ILD bën me dije se do të nisë një inspektim për të parë nëse kanë shkelur ligjin gjyqtarët apo prokurorët.

Inspektori i lartë i Drejtësisë po ndjek me vëmendje komunikimet në media mbi ngjarjen tejet të rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku tre grave iu mor jeta dhe tre të tjera u plagosën, nga një individ i dënuar më parë për vrasje. Siç ka vepruar edhe në raste të tjera të ngjashme me ndjeshmëri të lartë publike, Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën të ditur, se ka urdhëruar nisjen e verifikimit të rastit për të identifikuar, nëse ka, përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve”, njofton ILD.

Dan Hutra ka vrarë më herët gruan e tij të parë në vitin 2007 dhe ka përdhunuar kunatën, por ai kreu shumë pak vite burg. Më saktë ai u dënua me 16 vite burg.

Më pas ai krijoi familje të re dhe u rikthye në qeli për shkak të dhunës ndaj bashkëshortes. Ai u arrestua në vitin 2022 për dhunë në familje dhe doli nga qelia vetëm 2 javë më parë. Por pyetja që shtrohet është: Si doli ai nga burgu? Ai kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Gjykata e Shkallës së Parë e rrëzoi në 9 janar kërkesën e tij dhe ai e ankimoi në Apel. Sot ka reaguar Gjykata e Apelit, e cila njofton se ka lënë në fuqi të njëjtin vendim, duke refuzuar lirimin e tij. Por më pas ai i është drejtuar sërish Gjykatës së Tiranës, ku ka kërkuar liri, pasi ka paraqitur një akt noterial, ku bashkëshortja e tij tërhiqte padinë për dhunë. Më pas gjykata ka vendosur që ai të dalë nga qelia më 16 shkurt.

Skandali është se ai më herët është arrestuar 5 herë për krime shumë të rënda dhe drejtësia vijonte e amnistionte.

hutra ildk krim

Lini një Përgjigje