TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Mars 2023, 18:43

Masakra në Paskuqan, paralajmëron Artan Hoxha: Dan Hutra kërcënim serioz për jetën e çdo qytetari, udhëton i armatosur

Shkruar nga Pamfleti

Masakra në Paskuqan, paralajmëron Artan Hoxha: Dan Hutra

Gazetari Artan Hoxha ka kërkuar nga qytetarët të bëjnë kujdes nëse përballen me autorin e masakrës së sotme, ku  vranë 3 gra dhe u plagosën 3 të tjera. Dan Hutra ka kryer krime në Paskuqan, Kamëz dhe Astir dhe është ende i lirë.

Sipas Hoxhës, ai është kërcënim serioz për këdo dhe kush e sheh duhet të informojë policinë dhe të bëjë kujdes, pasi personi në fjalë është i armatosur.

Reagimi Artan Hoxhës

Ky person që udhëton me këtë automjet, i armatosur me kallashnikov dhe i kthyer mesditën e sotme në ARMIK PUBLIK, vazhdon të jetë ende i lirë….

Bëni kujdes!!!

Kush e shikon personin në foto, apo mjetin e mëposhtëm, të njoftoje policinë dhe të tregoje kujdes për të mos rrezikuar jetën e tij…

Ky vrasës, i kthyer tashmë në kërcënim publik, ka konsumuar çdo krim kundër grave që përmban Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë.

Ka kryer krime ndaj grave duke nisur nga: dhunimi,  rrahja, kanosja me arme, përdhunimi, marrja peng, plagosja me arme te ftohta, plagosja me arme zjarri, vrasja me arme te ftohta, vrasja me arme zjarri…

Ka marrë jetën e 4 grave dhe ka plagosur me pasoja serioze për jetën, 4 gra te tjera… Për sa kohë vazhdon të jetë i lirë dhe i armatosur, Dan Hutra, përbën kërcënim serioz për jetën e çdo qytetari në Shqipëri….

artan hoxha vrasje dan hutra

Lini një Përgjigje