
Ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi ka “larë duart” me masakrën e sotme në Tiranë ku u vranë 3 gra dhe u plagosën 3 të tjera.
Ai ka reaguar pas arrestimit të autorit dhe ja faturon përgjegjësinë drejtësisë që e ka lënë atë të lirë.
"Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale. Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave", shkruan Çuçi.
Padyshim që përgjegjësia bie mbi gjykata e prokuroritë, por edhe policia nuk është e pafajshme. Pasi një person që është arrestuar afro 5 herë duhet të mbahet gjithmonë nën mbikëqyrje.
Lini një Përgjigje