TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Janar 2026, 20:38

Shqipëria në Bordin e Paqes, Ilir Kulla: Pse nuk tha asnjë fjalë Ambasada e SHBA?

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria në Bordin e Paqes, Ilir Kulla: Pse nuk tha asnjë
Ilir Kulla

Analisti dhe eksperti i sigurisë kombëtare, Ilir Kulla, ka qenë i ftuar në episodin më të fundit të podkastit “Të Pashoq”, ku ka komentuar me tone kritike zhvillimet më të fundit në politikën shqiptare dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kulla vuri në dukje heshtjen e ambasadës amerikane pas zhvillimeve të fundit me Këshillin e Paqes dhe vizitat e profilit të lartë, duke e cilësuar atë si një sinjal të qartë për qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama. “Lexove ndonjë deklaratë të ambasadës amerikane pas miratimit të Këshillit të Paqes? Jo. Kjo do të thotë ose që nuk e mbështesin, ose që nuk u intereson, ose që po flasin përmes heshtjes”, deklaroi ai gjatë bisedës me gazetaren Edjona Dervishi.

Në të njëjtën intervistë, Kulla komentoi edhe vizitën e Ivanka Trump në Shqipëri, duke u përpjekur të zbusë spekulimet për ndonjë ndikim politik të saj në favor të Ramës.

Edjona Dervishi: E keni thënë shpesh, keni nënkuptuar më saktë një klimë jo fort komode për kryeministrin Rama në raport me amerikanët dhe planin e tyre ndoshta për në Shqipëri.

Ilir Kulla: Atëherë po të bëj një pyetje.

Edjona Dervishi: Po.

Ilir Kulla: Po do të më thuash po ose jo.

Edjona Dervishi: Okej.

Ilir Kulla: Lexove ndonjë statement të ambasadës amerikane...

Edjona Dervishi: Jo, asnjë.

Ilir Kulla: ...pasi u miratua në Këshillin e Paqes? Po si e shpjegon atëherë?

Edjona Dervishi: Dakord, unë... se unë s'jam këtu për të bërë këtë punë, kështu që s'e kam marrë dot këtë informacion.

Ilir Kulla: Jo pra. Pra, duke qenë që kishte heshtje totale, do të thotë që: o ambasada foli me heshtje totale, o ambasada nuk aprovoi nëpërmjet heshtjes totale, ose ambasadës nuk i interesoi fare kjo punë. Ambasada nuk përfaqësohet nga ata diplomatët që janë aty. Se më kujtohen këta që sulmonin Donald Lu-në dhe Yuri Kim-in dhe kujtonin se e kishin personale vetë. Të kujtohet çfarë thoshte opozita në atë kohë? “Këta të korruptuarit” e të tjerë e të tjerë. Ambasada funksionon në mënyrë të tillë, pra vjen linja e komandës.

 

ilir kulla bordi i paqes

Lini një Përgjigje