TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Janar 2026, 20:27

A do të shkojë Rama në Uashington? Ilir Kulla zbulon prapaskenat!

Shkruar nga Pamfleti

A do të shkojë Rama në Uashington? Ilir Kulla zbulon prapaskenat!

Mungesa e kryeministrit Edi Rama në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, e justifikuar zyrtarisht me një takim me Ivanka Trump për investime strategjike në Vlorë, ndezi një debat të gjerë mbi pozicionin real të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Këto zëra ushqyen edhe spekulime për një vizitë të afërt të kreut të qeverisë në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, për ekspertin e sigurisë Ilir Kulla kjo gjë nuk është e vërtetë. Sipas tij, ftesa për Bordin e Paqes u mbyll me Samitin e Davosit dhe nuk do të ketë takime të tjera për një gjë të tillë pasi tashmë ajo është themeluar. 

I ftuar në emsionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfletit”, Kulla theksoi se vendi ynë ka qenë dhe vazhdon të mbetet “shumë periferik” në zhvillimet e mëdha globale.

Pjesë nga intervista:

-Flitet undergrounds, ndoshta teori konspirative, ti do ma thuash më mirë, ëh, se mund të ketë në të ardhmen e afërt një vizitë të kryeministrit Rama direkt në Shtëpinë e Bardhë për të bërë dhe këtë firmosjen e madhe, edhe pse de jure tashmë ka ndodhur për bordin e paqes.

Kulla: Jo, Bordi i paqes u themelua, nuk ka më. U lexuan dhe listat, u bë dhe prezantimi, u fut dhe emri i Shqipërisë. Thjesht Shqipëria s'ishte e përfaqësuar aty, nuk ka.

-Pse? Mungoi?

Kulla: Pse mungoi, duhet të pyesni zotin Ramën. Unë mendoj që, ëh, në zhvillimet e mëdhaja globale, Shqipëria ka qenë, është dhe do vazhdojë të mbetet shumë periferike. Dhe fakti që ne vazhdojmë shohim veten se jemi qendra e botës, kjo nuk ka lidhje fare me ne. Në qoftë se...

-Periferike është dhe Kosova, po ishte pjesë.

Kulla: Po jo, po Kosova për shkak të historisë së vet të 25, 26, 27 viteve të fundit, po edhe të problemeve që ka me Serbinë e të tjerë, është shumë më pak periferike se Shqipëria. Unë mendoj që dosja e Shqipërisë në, në, në shtëpinë e bardhë, nëse shkon ndonjëherë është një event i madh domethënë. Hera e fundit që dikush ka qenë në shtëpi të bardhë, ëh, në vizitë shtetërore, shtetërore, shtetërore, është Fatos Nano si kryeministër kur do bëhej Adriatik Treshi me dy kryeministra të tjerë të Maqedonisë së Veriut edhe të Kroacisë, sepse do bëhej zgjerimi i NATO-s. Pra ishte një event i përmasave, le të themi, globale. Dhe që të shkosh në Shtëpi të Bardhë, duhet vërtet që, për shkak edhe të mënyrës se si është ndërtuar Amerika, duhet vërtet që axhenda të jetë kaq e rëndësishme që, pra, në qoftë se ne do të kishim një luftë kundër Iranit, edhe do kishte një, pra ky koalicioni i vendeve të bordit të paqes, Këshillit të Paqes, do të kthehej në një koalicion anti-ushtarak anti-Iran me trupa e të tjera e të tjera, atëherë ndoshta do mund të kishim pasur një vizitë në Shtëpi të Bardhë. Të presidentit ose të kryeministrit të Shqipërisë. Kur themi vizitë në Shtëpi të Bardhë, themi vizitë shtetërore, se në Shtëpi të Bardhë ka njerëz sa të duash që kanë bërë foto kështu po, pritje shtetërore në Shtëpi të Bardhë. Ose kur themi vizitë në Shtëpi të Bardhë, në qoftë se kryeministri Rama dy ditë më parë në, në Jeruzalem, në parlament apo në konferencën për shtyp me Netanyahu, me kryeministrin e Izraelit do të thoshte që Shqipëria nën nismën, mbështetjen e SHBA-së e të tjerë, do spostojë ambasadën nga, nga Tel Avivi në Jeruzalem. Këto janë eventet e mëdhaja. Po eventi që futesh ti me X vende të tjera në një... Kjo... Po mirë ka dhe një alogjizëm, besoj unë.

-Sepse, a u ftua nga Donald Trump kryeministri Rama për bashkëthemelim të Bordit të Paqes? Sa kohë u ftua, atëherë...

Kulla: Nuk u ftua.

-Pse duhet... Po si?

Kulla: Nuk u ftua dhe nuk ishte.

-Po si nuk u ftua se u publikua ftesa?

Kulla: Po shikoni, mos manipulojmë me opinionin publik. Mjafton propaganda zyrtare për manipulim. Presidenti i Amerikës, po, presidenti i Amerikës, ka marrë një nismë, në të cilën ka një bord që janë futur emrat aty, dhe këtë e dimë që kështu, ku është një politikan i famshëm bullgar që është marrë shumë me Lindjen e Mesme, janë disa përfaqësues të vendeve të Gjirit, të cilët do fusin paratë tek ky bordi e të tjerë, ku është ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, e të tjerë, që ka të bëjë me rindërtimin e administrimin, rindërtimin e Gazës e të tjera e të tjera. Në kuadrin e kësaj nisme, është menduar, pra, ku secili për Gazën nga këta, përfshi këtu edhe Putinin, e tha presidenti i Rusisë duke pritur presidentin e Palestinës në zyrë, në zyrën e vet javës që shkoi, secili nga këta do fusi 1 miliardë euro në këtë projektin e ndërtimit të Palestinës.

-Nëse do të jenë të përhershëm si anëtarë.

Kulla: Jo jo, kjo është për Palestinën. Kjo është për Gazën. Ngadalë, mos i ngatërrojmë gjërat.

-Pra pagesa do të bëhet...

Kulla: Për ata, për ata që do merren me Gazën.

-Okay.

Kulla: Pastaj bordi, dhe këtë e pamë në, në Davos, ëhë, t'i shpjegojmë njerëzve, në Davos kishte dy evente. Një event ishte Davosi ai i famshmi që ishte të hënë, të martën, ku ishte dhe Alex Soros e shumë politikanë të tjerë europianë e të tjerë. Dhe atashuar me Davosin, ëhë, ishte dhe eventi i Këshillit të Paqes që organizoi presidenti i Amerikës. Pra, janë dy evente të ndryshme, që se duket sikur janë në të njëjtën gjë. Madje s'janë as në të njëjtën sallë.

kulla uashington

Lini një Përgjigje