TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Janar 2026, 20:12

"PD nuk krijon besim tek qytetarët", Dervishi: Qeveria ka rënë, por ka zënë poshtë edhe opozitën

Shkruar nga Pamfleti

"PD nuk krijon besim tek qytetarët", Dervishi: Qeveria ka

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar situatën politike në vend, duke kritikuar njëkohësisht mazhorancën dhe opozitën.

Dervishi u shpreh se dobësimi i qeverisë nuk ka prodhuar forcim të opozitës, por përkundrazi ka ekspozuar krizën e të gjithë klasës politike.

Sipas tij, kriza aktuale nuk është vetëm e Ramës, por edhe e modelit opozitar që nuk po arrin të frymëzojë besim apo alternativë reale për qytetarët.

“Qeveria ka rënë por ka zënë poshtë edhe opozitën”, ironizoi ndër të tjera Dervishi në “A2 CNN”.

Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha se lista e anëtarësisë së PD do të pësojë ndryshime, por jo në formën e një “spastrimi”.

Sipas tij, procesi synon rifreskimin dhe përshtatjen e strukturave të partisë me realitetin e ri demografik të vendit.

Noka theksoi se gjatë 13 viteve opozitë kanë ndodhur ndryshime të mëdha, përfshirë shpopullimin dhe lëvizjet masive të qytetarëve nga fshatrat drejt qyteteve, nga qytetet drejt Tiranës dhe jashtë Shqipërisë.

Noka shton se këto zhvillime, e detyrojnë PD-në të riorganizohet dhe të ndërtojë një databazë reale të anëtarësisë.

Lini një Përgjigje