TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Janar 2026, 17:34

Dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët, reagon OSBE-ja: Një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes

Shkruar nga Pamfleti

Dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët, reagon OSBE-ja: Një hap

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguat lidhur me ndryshimet e fundit në Kodin Penal për shpifjen. OSBE-ja i ka cilësuar ndryhsimet si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes.

"Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes. Forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së.

Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale", thuhet në reagimin e OSBE-së.

Kujtojmë se me 85 vota pro dhe 9 kundër, Kuvendi i dha dritën jeshile disa ndryshimeve në Kodin Penal aktual, ndërsa në Kodi i ri penal është ende në proces konsultimi.

Mes ndryshimeve që sollën debat në Kuvend është edhe dekriminalizimi i shpifjes, pasi ky ndryshim me propozim të qeverisë do të prekë vetëm gazetarët. Këta të fundit nuk do të kenë më përgjegjësi për shpifjen, ndërsa kërkesa e PD që dekriminalizimi të prekë të gjithë qytetarët shqiptarë u rrëzua me votat e mazhorancës.

osbe shpifja

Lini një Përgjigje