TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Janar 2026, 14:50

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë Ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë Ora 15:00

Ky është Blloku i lajmeve nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka hapur hetime për shoqërimin e një të mituri gjatë protestës së opozitës, ndërsa pritet që efektivët e përfshirë të merren në pyetje dhe të shqyrtohet i gjithë relacioni procedural.

Në Shijak, një konflikt për një vajzë ka përfunduar me plagosje me armë zjarri.

Një 45-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar të dashurën e autorit, i cili më pas, së bashku me kushëririn, e ka qëlluar me armë në banesë.

Detaje të reja janë zbardhur edhe nga arratisja e bujshme e Altin Ndocit, i cili u lirua nga prangat sapo zbriti nga ambulanca.

Hetimet po fokusohen te zëvendësimi i papritur i shefit të sigurisë në momentin kritik.

Në frontin e drejtësisë, GJKKO ka dënuar me 27 vite burg Moisi Habilajn dhe Nezar Seitin për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, me ulje dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në Gjirokastër, dy persona u arrestuan me 34 kilogramë drogë në makinë, që dyshohet se do të transportohej drejt Greqisë, ndërsa një tjetër operacion çoi në prangosjen e një 38-vjeçari që transportonte emigrantë drejt vendeve të BE-së.

Në Belgjikë u dënua banda e “skifterëve” shqiptarë për 12 vjedhje dhe 6 tentativa, ndërsa në Itali një çift shqiptar u kap me kokainë gjatë një udhëtimi turistik.

Në Kosovë, Lipjani u trondit nga vdekja e vogëlushit Zejn Zejnullahu, i cili u gjet pas disa orësh kërkimesh, por nuk arriti të mbijetojë.

Ndërsa në Rumani, në aksidentin tragjik me tifozët e PAOK edhe dy shqiptarë.

 

kronika e zeze edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje