Në vend të tij është emëruar Besmir Beja
Gent Gazheli, i cili mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave është larguar nga detyra.
Burime zyrtare bëjnë me dije se Gazheli do të vijojë angazhimin e tij institucional si zëvendësministër i Mjedisit. Në vend të tij është emëruar Besmir Beja. Ky i fundit ka mbajtur postin e sekretarit të Përgjithshëm të Financave.
Ndërkohë, z. Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.
Gazheli u emërua në krye të administratës doganore në vitin 2020, duke drejtuar një nga institucionet kyçe të mbledhjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe të kontrollit të kufijve për mallrat.
Gjatë mandatit të tij, Doganat kanë qenë shpesh në qendër të debatit publik për shkak të çështjeve që lidhen me kontrabandën, akcizat dhe performancën e të ardhurave. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar as nga vetë Gazheli dhe as nga Ministria e Financave lidhur me dorëheqjen, ndërsa pritet të mësohet nëse vendimi lidhet me zhvillime administrative të brendshme apo me çështje që mund të jenë në shqyrtim nga organet e drejtësisë.
Dmth vazhdon influenca e Ballukut ne dogana…
Levizje pakuptimt, alla bela.
Te marresh nje detyre te tille me bekimin e Beles ne kete kohe, ose je budalla ose i thua burgut hapu.