TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Janar 2026, 18:16

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 18:00

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore nga vendi, rajoni e bota deri në këtë orë të pasdites, ku ndër të tjera veçojmë:

Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ballukun, ndërsa pritet vendimi nga Gjykata Kushtetuese.

Partia Demokratike akuzon Kuvendin dhe Gjykatën për strategji që synojnë të bllokojnë SPAK-un.

Ndërkohë, Rama shpërndan me shpejtësi postimin zyrtar të “Bordit të Paqes”, duke e quajtur Shqipërinë anëtare themeluese, edhe pse mungoi në Davos.

Mazhoranca miratoi dekriminalizimin e shpifjes vetëm për gazetarët, por organizatat europiane reaguan, duke e konsideruar ligjin të papajtueshëm me standardet e Bashkimit Europian.

Ndërkohë, Berisha akuzon Ramën në Strasburg për mbështetje të deputetëve nga kartelet e drogës, ndërsa SHBA trajnon deputetët e rinj të PD-së, me mbështetje ndërpartiake.

Nga qelia, Ilir Meta hedh dritë mbi ngjarjet e 21 Janarit, 14 Shtatorit dhe rastin Hajdari, duke treguar për presionet që i janë bërë për të mos folur.

Ndërkohë, procesi i reformës territoriale dhe zhvendosja e Kadastrës së Vlorës në Tiranë vijon, me aplikime që kryhen online dhe me fokus në rritjen e efikasitetit të shërbimeve.

Gent Gazheli largohet nga Doganat dhe do të vazhdojë si zëvendësministër i Mjedisit, ndërsa vendimet e Gjykatës rrëzojnë sërish kërkesën e Ilir Metës për lirimin nga qelia, që tani ankimohet në Apelin e Posaçëm.

Në një tjetër skandal digjital, një influenceri shpik origjinën e diktatorit Enver Hoxha në Greqi, duke ngjallur debate dhe tallje në rrjetet sociale.

Në Kosovë, skandali i manipulimit të votave vazhdon: dhjetëra komisionerë janë shoqëruar nga policia për falsifikim rezultatesh, ndërsa rinumërimi i votave të 28 Dhjetorit vijon.

Mijëra studentë në Beograd protestojnë kundër qeverisë Vuçiç, duke kërkuar drejtësi në Ditën Kombëtare të Arsimit.

Ndërkombëtarisht, kryeministri sllovak Fico mohon raportet për shqetësimin ndaj shëndetit mendor të presidentit Trump, i cili nga ana e tij paralajmëron Iranin për sulm ushtarak nëse nuk negociohet një marrëveshje.

Në SHBA, stuhia ekstreme prek 200 milionë banorë, duke lënë 42 viktima dhe qindra mijëra banesa pa energji elektrike.

Në Shqipëri, 28 Janari shënoi 90-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë, me ekspozita dhe letra të rralla nga biblioteka e tij personale.

Ministrja Spiropali e cilësoi Kadarenë si ambasador të përhershëm të kulturës shqiptare në Europë dhe botë.

Lini një Përgjigje