
Gazetari Artur Zheji ka komentuar sherrin në emisionin e tij “360 gradë” mes Laert Vasilit dhe Marin Sulit.
Në emision po diskutohej çështja e Fredi Belerit kur u shënuan tensione mes dy panelistëve.
Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, e quajti Laert Vasilin “moj motër”, çka çoi në përplasjen mes tyre ku ky i fundit i hodhi ujë Sulit.
Gazetari Artur Zheji, ka ndarë disa detaje nga ky incident duke treguar se u gjend në një situatë të vështirë.
“Ishte e rëndë. Tensioni është shumë i madh dhe në ato 2-3 minuta publiciteti lash vendin dhe u detyrova të ulja tensionet. Vetëpërmbajtja është e rëndësishme. Suli shkeli gabim dhe Laerti nuk mund të reagonte ndryshe. Në fund të fundit uji është simbolik dhe Suli mund ta kishte si një bekim. Në fakt Laerti u provokua sepse ishte pjesë e emisionit njësoj si Marini, por më pas Marini zgjodhi të largohej”, tha Zheji në ABC News.
Lini një Përgjigje