
Gazetari Basir Çollaku hedh akuza se faktorë brenda grupit të demokratëve që mbështesin Lulzim Bashën, kanë marrë para nga inceneratorët.
Ai gjithashtu ka sqaruar se paratë e inceneratorëve janë para ruse dhe iraniane.
Sipas Çollakut, të gjithë ata demokratë që heshtin dhe nuk e denoncojnë këtë aferë, janë paguar me paratë e inceneratorëve.
"Deklaratat e Baton Haxhiut janë kanosje ndaj Belind Këlliçit. Ajo që denoncoi Belindi ka prekur një plagë të fshehur që është kompania Tosk Energy që shfaqet te inceneratori. Kjo kompani ka pasur marrëveshje me kompaninë Gonvorin e cila ka lidhje me rusët. Kjo kompani ka kryer transferta me shifra 1 miliardë euro që janë transferuat më të mëdha ndonjëherë në industrinë e hidrokarbureve. Këtu bëhet fjalë për para të frikshme dhe në skandalin e inceneratorëve janë futur para ruse dhe iraniane. Këtu Batoni si i paguar me kontratë me inceneratorët ka akuzuar Belindin.
Ka faktorë në PD që kanë marrë para nga inceneratorët, sot ata që heshtin janë paguar nga inceneratorët", ka thënë Çollaku në Syri Tv.
Lini një Përgjigje